Nisur nga sezoni 2017-2018, Fiorentina ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e luajtura kundër Interit në Serinë A. Bilanci është 5 barazime dhe 8 humbje. Ndërkohë që ekipi violë nuk shënon prej 2 ndeshjesh radhazi kundër zikaltërve në kampionat dhe nuk regjistron një seri ndeshjesh më të gjatë pa shënuar që nga dhjetori i vitit 2007 deri në nëntorin e vitit 2009, kur arriti 5 ndeshje pa shënuar.
* Interi ka fituar 6 nga 8 ndeshjet e fundit kundër Fiorentinës në Serinë A, (1 barazim dhe 1 humbje). Nga sezoni 2020-2021 asnjë ekip tjetër nuk e ka mundur më shumë Fiorentinën, 6, në barazim me Milanin.
* Interi ka fituar 4 transfertat e fundit kundër Fiorentinës në Serinë A me një bilanc golash 10:4. Asnjë ekip tjetër në histori nuk ka arritur 5 suksese radhazi në transfertë ndaj ekipit violë.
* Në 10 sezonet e fundit në Serinë A, vetëm në atë 2015- 2016 (42), Fiorentina ka arritur që të grumbullojë më shumë pikë pas 22 javësh të luajtura (39 pikë aktualisht).
* Pas disa javësh pa fitore (2 barazime dhe 4 humbje), Fiorentina ka fituar 2 ndeshjet e fundit në Serinë A.
* Interi është i pamposhtur në 17 ndeshje në kampionat, falë 13 fitoreve dhe 4 barazimeve. Vetëm 3 skuadra të tjera në 5 kampionatet kryesore të Europës kanë pasur këtë ecuri (Liverpul, Leverkusen, PSG), Por asnjë prej tyre nuk ka kaq shumë fitore sa zikaltrit 13, barazim me Liverpulin.
* Zikaltrit kanë fituar 27 pikë në trnsfertë dhe 24 në shtëpi në këtë sezon. Vetëm Empoli ka një diferencë më të madhe të pikëve të fituara në transfertë me ato në shtëpi (5).
* Sot do të sfidohen 2 skuadrat që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet standarde: Interi 16 dhe Fiorentina 14.
* Moise Ken është bërë lojtari i tretë që në vitin e parë te Fiorentina realizon të paktën 13 gola në 22 javët e para. Toni dhe Xhilardino e kishin arritur më parë.
* Lautaro Martinez ka shënuar 8 gola në vitin 2025, më shumë se çdo lojtar tjetër duke llogaritur të gjitha kompeticionet. Ka shënuar aq sa shënoi nga marsi deri në fundin e vitit kalendarik 2024.
PANORAMASPORT.AL