Rei Manaj fantastik. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Sivasspor në minutën e fundit të kohës së rregullt në ndeshjen ndaj Karagumruk, për t’i dhënë 3 pikë skuadrës. Për Rei Manaj ky është goli i 16-të i tij në elitën turke, pas 26 ndeshjesh të luajtura.
Sulmuesi kështu i dërgon një mesazh të qartë Sylvinhos në prag të Europianit, që do të mbahet në verë në Gjermani. Me këtë formë që po kalon lojtari kuqezi, janë rritur ndjeshëm shanset që Manaj të jetë në mes të grumbulluarve për premierën e Euro 2024.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co