Numri një i pankinës së Vllaznisë, Qatip Osmani dha mendimin e tij pas humbjes 1-0 në Kupë ndaj Egnatias.
“Duke marrë parasysh ngjarjet në fushë, ishte një humbje minimale që na jep shpresa për ndeshjen e kthimit. 10 minutat e para e nisëm mirë, pjesën e parë u tërhoqëm në atë bllokun që luajmë në kampionat pa tendencë për të shkuar para. Provuam të rrezikonim por dicka nuk funksionoi dhe totalisht u orientuam në mbrojtje.
Dy të kuq në mbrojtje? Të rëndësishëm dhe mendojmë lojën tjetër. Do mundohemi t’i zëvëndësojmë. Mendoj se kemi alternativa për të mos ua ndjerë mungesën.
Duhet të jemi pozitiv pasi edhe pse janë 2 lojtarë të rëndësishëm, është një lojë tjetër ku dueht të jemi solid. Nuk duhet të bëjmë ato gabime që bëmë deri te kartoni i kuq”, tha Osmani.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co