Humbja në Kupë, Fagu: Vuajtëm trysninë e rezultatit, synimet e qarta për ndeshjen e kthimit

humbja ne kupe fagu vuajtem trysnine e rezultatit synimet e qarta per ndeshjen e kthimit
humbja ne kupe fagu vuajtem trysnine e rezultatit synimet e qarta per ndeshjen e kthimit

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu komentoi humbjen 2-0 ndaj Kukësit në Gjysmëfinalen e Kupës.

“E kishim vlerësuar ndeshjen pasi është një trofe për t’u fituar. Veç dy golave ne ishim në kontrol, por nuk ishim të qartë në finalizim.

Vuajtëm pasi trysnia e rezultatit të vë në presion në pjesën sulmuese. Më pëlqeu mënyra sesi luajtëm dhe më vjen keq që pësojmë gola të thjeshtë. Do të bëjmë gjithçka për ndeshjen e kthimit.

E mendoj që Tirana ka mundësinë ta kthejë. Nëse luajmë si sot duke minimizuar gabimet, çdo gjë është e mundur. Do të punojmë për të rritur moralin dhe anën psikologjike. Në kampionat kemi një ndeshje direkte, shpresoj që ta kalojmë këtë ndeshje e të përqendrohemi me Skënderbeun”, tha Fagu.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →