“Ka një komplot kundër votës së shqiptarëve”, Basha për Komisionin për Dezinformim: Përjekje për strukturë paralele e propagandë

ka nje komplot kunder votes se shqiptareve basha per komisionin per dezinformim perjekje per strukture paralele e propagande
ka nje komplot kunder votes se shqiptareve basha per komisionin per dezinformim perjekje per strukture paralele e propagande

Kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha, në fjalën e tij në deklaratën për mediat, u shpreh se ka një komplot kundër votës të shqiptarëve.

Basha theksoi se nëse nuk ka lista të hapura, vota e shqiptarëve është e vjedhur. Ndërsa, duke folur për Komisionin për Dezinformimin, Basha deklaroi se është thjesht një përpjekje për strukturë paralele e propagandë.

“Ka një komplot kundër votës së shqiptarëve, duke ua mohuar qytetarëve barazinë e votës, duke fundosur shpresat e shqiptarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike të vendit. Është e qartë se PD ka qenë dhe mbetet kundër influencës ruse në Ballkan, Europë dhe më gjerë. PD është e para dhe unë si kryetar i saj, që kërkon goditjen e dezinformimit.

PD ka dërguar amandamente, për të mbrojtur sigurinë kombëtare, ku ka kërkuar edhe luftimin e korrupsionit. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar një Komision të Posaçëm, duke mos dhënë arsye se çfarë do të bëjë. Ne kemi AMA-n, policinë, SHISH, drejtorinë e parandalimit të parave të pista. Çfarë është kjo, lojë me shqiptarët? Është tjetër përpjekje për strukturë paralele, për propagandë”, deklaroi Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →