![Kualifikueset e Futsallit/ Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Armenisë 2 kualifikueset e futsallit shqiperia mbyll pergatitjet per ndeshjen e dyte ndaj armenise](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/kualifikueset-e-futsallit-shqiperia-mbyll-pergatitjet-per-ndeshjen-e-dyte-ndaj-armenise.jpg)
Shqipëria e Futsallit ka lënë pas humbjen me Armeninë dhe ka nisur përgatitjet që prej të hënës për takimin e dytë të kthimit po ndaj skuadrës armene, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2026.
Kuqezinjtë e Futsallit po stërviten në Parkun Olimpik “Feti Borova” nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli. Grupi i plotë kreu pasditen e sotme stërvitjen e fundit në prag të sfidës së nesërme ndaj Armenisë, që do të luhet në Parkun Olimpik “Feti Borova” në ora 19:00.
I gjithë grupi gëzon shëndet të plotë dhe është gati për ndeshjen e nesërme, ku objektivi janë tre pikët.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news