![Përfundon me sukses investimi i FSHF-së në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” 2 perfundon me sukses investimi i fshf se ne aneksin e stadiumit skenderbeu](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/perfundon-me-sukses-investimi-i-fshf-se-ne-aneksin-e-stadiumit-skenderbeu.png)
Ka përfunduar me sukses investimi i radhës i FSHF-së në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, një hap tejet i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytet. Ky investim përfshiu vendosjen e një tapeti të ri me standarde të larta, që do të ofrojë kushte optimale për stërvitje dhe zhvillimin e talenteve të rinj.
Ky impiant do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për futbollistët e rinj të Korçës, duke u ofruar atyre një terren cilësor për stërvitje.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar së fundmi disa rinovime të terreneve stërvitore në të gjithë vendin dhe ndërhyrje të pjesshme në disa stadiume e fusha stërvitore. Këto investime janë pjesë e strategjisë së FSHF-së për të rritur cilësinë e infrastrukturës sportive dhe për të mbështetur zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news