![Në Europë janë të frikësuar nga çmimi i lartë i Mirlind Dakut, Lens dhe Cagliari presin uljen e kartonit 2 ne europe jane te frikesuar nga cmimi i larte i mirlind dakut lens dhe cagliari presin uljen e kartonit](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/ne-europe-jane-te-frikesuar-nga-cmimi-i-larte-i-mirlind-dakut-lens-dhe-cagliari-presin-uljen-e-kartonit.png)
Mirlind Daku vazhdon të mbetet te Rubin Kazani, pavarësisht interesimit të lartë për të. Në Rusi kanë treguar edhe arsyen se përse sulmuesi shqiptar nuk është larguar nga ekipi i tij. Sipas mediave ruse, në Europë janë të frikësuar nga çmimi i lartë i kartonit.
Rubin Kazani kërkon të paktën 10 milionë euro, por për ekipet europiane, shihet si një shifër më e lartë sesa vlera e lojtarit. Cagliari dhe Lens janë dy ekipet që po e shohin me kujdes situatën e Mirlind Dakut, teksa gjithçka do të marrë zhvillim në verë pasi nuk do të bëhet një transferim as në merkaton e dimrit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news