![Presidenti Duka pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku 2 presidenti duka pritet ne audience nga ati i shenjte papa francesku](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/presidenti-duka-pritet-ne-audience-nga-ati-i-shenjte-papa-francesku.png)
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.
Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së tij falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.
Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë.
Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news