“I urova lojtarët e mi pas ndeshjes”! Ranieri e sheh ndryshe situatën: Nuk kam çfarë t’u them, Milani ka cilësi të pabesueshme

i urova lojtaret e mi pas ndeshjes ranieri e sheh ndryshe situaten nuk kam cfare tu them milani ka cilesi te pabesueshme
i urova lojtaret e mi pas ndeshjes ranieri e sheh ndryshe situaten nuk kam cfare tu them milani ka cilesi te pabesueshme

Milani është ekipi i dytë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë. Kuqezinjtë kanë eleminuar Romën mbrëmjen e sotme pas fitores me rezultatin 3-1. Tami Abrahami shënoi dy herë në pjesën e parë, në minutën e 16 dhe të 42-të. Dovbiku ngushtoi shifrat në minutën 54-t, por Zhoao Feliksi vulosi përfundimisht rezultatin në 3-1.

Pas takimit, Ranieri jo vetëm që nuk ka hapur asnjë diskutim, por ka uruar Milanin dhe ka theksuar se kuqezinjtë kanë cilësi të pabesueshme. “Urime Milanit, kanë një cilësi të pabesueshme, sidomos në pjesën përpara. Kemi luajtur kundër një ekipi të madh, kemi provuar gjithçka. Kishim rastet tona në pjesën e parë dhe në vend që të shënonim, e pësuam. Nuk donim në asnjë moment që të kapeshim në kundërsulm, punuam për këtë, por kundër këtyre ekipeve është e pamundur. Nuk mund t’i qortoj djemtë e mi për asgjë, i urova pas ndeshjes”, tha Ranieri. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →