![FOTO+VIDEO/ Një fanellë kuqezi edhe për Papa Françeskun, presidenti i FSHF-së pritet në audiencë në Selinë e Shenjtë 2 fotovideo nje fanelle kuqezi edhe per papa franceskun presidenti i fshf se pritet ne audience ne seline e shenjte](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/fotovideo-nje-fanelle-kuqezi-edhe-per-papa-franceskun-presidenti-i-fshf-se-pritet-ne-audience-ne-seline-e-shenjte.jpg)
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.
Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së tij falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.
Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë.
Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë.
Momenti i takimit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL