Alex Sandro u aktivizua dje për Juventusin, teksa nuk munguan ngacmimet nga tifozët. Kontrata e mbrojtësit nuk do të rinovohet dhe i sigurt është largimi i brazilianit nga “Zonja e Vjetër”. 14 paraqitje në kampionat në këtë sezon, duke luajtur më pak se 700 minuta edhe për shkak të disa problemeve fizike që kanë ndikuar në përformancat e tij nuk mjaftojnë.
Alex Sandro është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2015, teksa numëron mbi 300 ndeshje me këtë fanellë. Trajneri Max Allegri ka kërkuar pak më shumë respekt nga tifozët, në intervistën e dhënë së fundmi. “Mendoj se Alex Sandro është në vitin e tetë në Juventus, ai luajti në finalet e Champions League dhe fitoi kampionate. Më vjen keq për ofendimet e tifozëve” – Tha Allegri.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co