Kuvendi organizoi veprimtarinë artistike “Autizmi Flet”, me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin
Me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, Kuvendi, në bashkëpunim me Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit, organizoi veprimtarinë artistike “Autizmi Flet”.
Në këtë veprimtari morën pjesë edhe deputetet znj. Mimi Kodheli, znj. Etilda Gjonaj, znj. Milva Konomi, znj. Antoneta Dhima, znj. Pranvera Resulaj, znj. Ina Zhupa, znj. Klodiana Spahiu, znj. Mirela Pitushi, znj. Oriola Pampuri, znj. Eslemvera Zake dhe deputeti z. Ilir Pendavinji.
Në nisje të aktivitetit, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, nënvizoi se “Kjo iniciativë është shenjë e dashurisë dhe përkushtimit tonë ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizimit, por edhe vlerësim i talentit dhe potencialeve tuaja krijuese. Krijimet tuaja janë impresionuese dhe unë jam thellësisht e prekur nga aftësitë tuaja.Të gjithë bashkë, mund dhe do të bëjmë më shumë për të rritur mbështetjen për fëmijët e spektrit të autizmit.”
Drejtoresha Ekzekutive, znj. Englantina Bajrami, falenderoi Kuvendin për organizimin e kësaj veprimtarie dhe bashkëpunimin për adresimin ligjor të problemeve që lidhen me çrregullimet e autizmit.
Deputetja znj. Oriola Pampuri në fjalën e saj inkurajoi koleget që të mbështesin rezolutën e paraqitur në mbështetje të fëmijëve me autizëm dhe familjarëve që kujdesen për ta.
Në vijim, fëmijë e të rinj me çrregullime të autizimit performuan këngë, valle, pjesë muzikore e teatrale dhe prezantuam edhe një ekspozitë të punimeve të tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co