Në verë mund të ketë shumë lamtumira nga Juventusi. Siç shkruhet prej kohësh në media, po bien “sirenat” për Gleison Bremer dhe Dean Huijsen në javët e fundit dhe gjithçka do të varet nga propozimet që do të arrijnë në tryezën e Juventusit.
Në pritje për të kuptuar se si do të shkojnë negociatat për rinovimet e Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic, një temë e nxehtë është ajo e Adrien Rabiot. Francezi dhe Juventus do të diskutojnë në fund të sezonit, me “divorcin” që mbetet një hipotezë e mundshme.
Sa i takon Weston McKennie, prej javësh palët po bisedojnë rinovimin e kontratës, me firmën që nuk ka ardhur ende. Një vit para fundit të marrëveshjes, nuk mund të përjashtohet lamtumira, me amerikanin që do ishte i lumtur me një kalim në Premier League. E njëjta situatë edhe për Samuel Iling Junior, të dy këto shitjen mund të sjellin të paktën 30-35 milionë euro në arkën e bardhezinjve, shifër kjo e konsiderueshme. Moise Kean nuk ka gjasa të qëndrojë, ndërsa pas dy sezonesh në Itali të njëjtën rrugë mund të ndjekë edhe Filip Kostic.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co