Politikani i njohur Genc Pollo i ftuar në studion e News 24, tha se ishte kundër listave të hapura, pasi sipas tij, demokracia parlamentare ka nevojë për parti politike.
“Absolutisht kundër. Ideja më e keqe. Justifikohet me emra të bukur si lista të gjelbra, etj. Nëse Partia nuk është e aftë të nxjerrë me një proces meritor të zgjedh 140 kandidatë, pse ka nevojë demokracia parlamentare për parti politike. Mund të çosh pesë lista me 140 kandidatë të pavarur dhe të zgjedhë populli. Nuk është ky koncepti i demokracisë parlamentare. Partia politike ka një rëndësi, një program dhe duhet të zgjedhë njerëzit sipas kritereve.
Ka pasur abuzime në të shkuarën me lista që kanë shkuar 2 minuta pas mesnatës, por eliminimi i këtyre probleme nuk është abrogimi i partive politike por funksionalizimi i tyre sipas rregullave dhe jo të çosh 140 vetë të pavarur dhe t’i zgjedhë populli. Është komplet tezë propagandistike për të spostuar vëmendjen”, tha ai.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co