Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake në zonat afër kufirit me Ukrainën, Lituaninë dhe Poloninë

bjellorusia nis stervitjet ushtarake ne zonat afer kufirit me ukrainen lituanine dhe polonine
bjellorusia nis stervitjet ushtarake ne zonat afer kufirit me ukrainen lituanine dhe polonine

Bjellorusia filloi të martën stërvitjet ushtarake në zonat afër kufirit të Ukrainës, Lituanisë dhe Polonisë, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Stërvitjet ushtarake vazhdojnë për tre ditë në rajonet Gomel dhe Grodno dhe synojnë të trajnojnë oficerët dhe trupat e mbrojtjes territoriale se si të mbrojnë rajonet e tyre përkatëse, shkruajnë mediat e huaja.

Trupat gjithashtu do të mësojnë procedurën që do të duhet të ndjekin në rast se vendoset ligji ushtarak, tha ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Një stërvitje komanduese po kryhet me brigadën 336 të artilerisë reaktive si pjesë e ngritjes së kontrollit të gatishmërisë luftarake të formacioneve dhe njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë”, citohet të ketë thënë ministria.

Stërvitjet ushtarake po zhvillohen nën mbikëqyrjen e shefit të trupave raketore dhe artilerisë së Forcave të Armatosura, thuhet në njoftim.

Bjellorusia është aleati më i ngushtë i Rusisë, por marrëdhëniet e saj me vendet perëndimore janë përkeqësuar në vitet e fundit – sidomos pasi Bjellorusia lejoi Rusinë të përdorte territorin e saj për të nisur një sulm ndaj Kievit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →