VIDEO/ Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

video demtimi i ismajlit gezon juventusin fiton me permbysje pas daljes nga loja te mbrojtesit kuqezi

Juventusi mposhti Empolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A.



Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për Juventusin në momentin që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli la fushën për një dëmtim.

Pasi ai u largua, Kolo Muani gjeti 2 gola brenda tre minutave. Në të 84-ën, miqtë ngelën me 10 lojtarë dhe bardhezinjtë realizuan dy gola të tjerë me Vlahoviç dhe Konseisao. Me këtë fitore skuadra e Motës ngjitet në vendin e 4-t me 40 pikë.

JUVENTUS 4-1 EMPOLI

61′, 64′ Kolo Muani, 90′ Vlahoviç, 90’+3′ Konseisao/ 4′ De Shiljo

GOLI I KONSEISAO (VIDEO)

GOLI I VLAHOVIC (VIDEO)

KARTONI I KUQ I MALEH (VIDEO)

GOLAT E KOLO MUANI  (VIDEO)  (VIDEO) 

GOLI I DE SHILJOS (VIDEO)

59′ Ardian Ismajli lë fushën pas një lëndimi.

FORMACIONET ZYRTARE

8

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →