Gjendja aktuale e marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATO-s mund të përshkruhet si “më e keqe se gjatë Luftës së Ftohtë”, tha kreu i delegacionit të Moskës në bisedimet e Vjenës për sigurinë ushtarake dhe kontrollin e armëve, Konstantin Gavrilov.
Gjatë një interviste, Gavrilovit iu kërkua të komentonte deklaratën e shkurtit të presidentit francez Emmanuel Macron se ai “nuk mund të përjashtojë” mundësinë e dërgimit të trupave nga vendet e NATO-s në Ukrainë për të ndihmuar Kievin në konfliktin me Moskën.
“Strategët ushtarakë në Uashington dhe Bruksel duhet të kuptojnë: nëse duke hequr tabunë për dislokimin e mundshëm të ushtarakëve të bllokut në Ukrainë ata po përpiqen të testojnë fuqinë e vendit tonë, atëherë ne jemi gati për çdo kthesë të ngjarjeve,” u përgjigj ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co