Përveç faktit që nuk mori më shumë se barazimi kundër Laçit dhe shpërdoroi shansin të afrohet me Vllazninë për vendin e dytë, Partizani vuan pasojat edhe në betejën e radhës pikërisht kundër shkodranëve, rivalët direkt.
Tedi Cara është mungesë e sigurt për trajnerin Shehi për shkak të kartonit të kuq të marrë të shtunën. Probleme muskulore ka shfaqur edhe Andi Hadroj, i cili në pamje të parë duket se ka vetëm lodhje, por pas ekzamimimeve mjekësore pritet të qartësohet gjithçka.
Tjetër problem është edhe Skuka, i cili ka probleme me stomakun dhe iu desh të linte fushën pa përfunduar pjesa e parë. Në garë me kohën është edhe Mehmeti, që vijon rikuperimin. Të gjitha këto ia bëjnë të vështirë këtë javë Shehit, i cili ka edhe gjashtë ditë kohë për të korrigjuar sa mundet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co