Ndryshon përsëri kreu në në Konferencën e Perëndimit të NBA, ku tashmë kryeson Oklahoma Siti Thandër pas fitores 113-112 ndaj Nju Jorkut. Uilliams me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Brunson për nju-jorkezët.
Po në këtë konferencë, kampionët në fuqi të Denverit fituan 130-101 ndaj Klivelend dhe mban në vendin e dytë, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic me një “triple double”, 26 pikë, 18 ribound dhe 16 asist.
Jashtë fushe fiton ekipi i Lejkërs, që mundi 116-104 Bruklin Netz. LeBron Xhejms realizoi 40 pikë për kalifornianët, mbështetur nga Dejvis me 24 pikë e 14 ribaund.
Fiton edhe Golden Stejt, që falë 33 pikëve të Stefën Kërrit mundi 117-113 San Antonion, ndërsa Dallas mposhti 125-109 Hjustonin. Luka Doncic në një mbrëmje fantastike, duke realizuar 47 pikë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co