Klubi Partizani ka njoftuar sot afrimin më të ri në skuadër. Kryeqytetasit kanë informuar ndjekësit përmes faqes zyrtare në “Faceboook” se David Atanaskoski është rikthyer te “demat e kuq”. Pas një përvoje në kampionatin rumun me Politenkikun e Iasit, mbrojtësi 28-vjeçar ka nënshkruar për 1 vit e gjysmë me Partizanin.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e David Atanaskoskit. Mbrojtësi i majtë i cili ishte pjesë e Partizanit për dy sezone, pas eksperiencës në Rumani rikthehet në Shqipëri duke konfirmuar se të kuqtë mbeten e vetmja zgjedhje në kampionatin Shqiptar. Atanaskoski ka firmosur me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm. Në total 28 vjeçari me Partizanin ka dhuruar 77 paraqitje duke fituar me të kuqtë titullin kampion në sezonin 2022 – 2023 dhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news