Ekipi i Premier League “provon ujërat” për Kristjan Asllanin, Interi i jep “JO” të prerë

ekipi i premier league provon ujerat per kristjan asllanin interi i jep jo te prere
ekipi i premier league provon ujerat per kristjan asllanin interi i jep jo te prere

Kristjan Asllani ka vëmendjen e disa klubeve, jo vetëm në Serinë A. Mediat italiane kanë raportuar se për lojtarin shqiptar ka shfaqur së fundmi interesim edhe Ëest Ham. Ekipi i Premier League po kërkon një mesfushor dhe është interesuar te zikaltërit për të “provuar ujërat” sa i përket situatës së Asllanit.

Sipas mediave në Itali, Interi është përgjigjur në mënyrë të sjellshme, por me idenë e qartë se për në janar, ekziston një “JO” e prerë. Kjo do të thotë se te Interi ka ende shumë besim mbi mesfushorin shqiptar. Në vazhdimin e sezonit do të shihet sërish situata e këtij lojtari, që në verë do të ketë me siguri udhëkryqin për të parë nëse do të vazhdojë ende me të njëjtën skuadër apo do të provojë nëj aventurë të re. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →