Sot në mesditë në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i play-offeve të Ligës së Kampioneve.
Kundërshtarët e mundshëm paracaktohen duke përputhur pozicionet e tyre përfundimtare në fazën e kampionatit. Skuadrat që përfunduan fazën e kampionatit nga vendi i nëntë deri në vendin e 16-të do të jenë koka serie në shortin e parë të fazës eliminatore dhe do të përballen me një skuadër të renditur nga 17 deri në 24. Për koka e serisë edhe favori i luajtjes së ndeshjeve të kthimit në shtëpi. Tetë skuadrat që kalojnë nga play-off për fazën e eliminimit do të kalojnë në raundin e 1/8-ave.
DUELE TITANËSH – Interi është skuadra e vetme italiane që kualifikohet direkt në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve. Zikaltrit do të presim më pas ekipin që do të përballen dhe fituesit e dy sfidave që do të dalin mes katër ekipeve, Milan, PSV, Juventus dhe Fejnord. Kështu, kampionët e Italisë rrezikojnë që të kenë në çerekfinale një derbi Milano ose atë të Italisë. Më pas kundërshtarët e tjerë në fazën e ardhshme mund të jenë Atletiko Madrid, Leverkusen, Bajern Mynih, Real Madrid ose Mançester Siti.
Hapat fals në javën e fundit të Ligës së Kampioneve të Juventusit dhe Milanit mund të bëjë që dy skuadrat italiane të vihen përballë njëra-tjetrës në fazën “play off”. Kështu, në fazën “play off”, bardhezinjtë do të përballen me një mes Milanit dhe PSV-së. Më pas nëse kalon në 1/8-tat Juvja ka shans të përplaset me Interin, dhe nëse nuk përfshijmë surprizat, përballë mund të ketë edhe Atletiko Madridin, Leverkusenin, Bajernin e Mynihut, Realin ose Sitin. Gjithçka do të zbulohet pas shortit të sotëm. Duke u kthyer te Milani, Milani arrin që të kalojë këtë fazë, do të vendoset përballë Arsenalit të vendit të 3-të ose një tjetër derbi kundër Interit.
Më pas në rast të një tjetër suksesi, përballë do të kenë një mes Atletiko Madridit, Bajer Leverkusenit, Bajernin të Mynihut, Real Madridit ose Sitit, teksa Atalanta do të vendosen në fazën “play off” përballë njërës prej Sporting Lisbonës ose Bryzhit që e mbyllën respektivisht në vendin e 23-të dhe të 24-t. Në rast se arrijnë të shkojnë në 1/8-tat, atëherë Gjimshiti me shokët, do të vendosen përballë Lilës ose Aston Vilës. Me një rrugëtim edhe më të suksesshëm, duke përjashtuar surprizat, kundërshtar do të kenë PSGnë, Liverpulin ose Barçën.
Interesant është edhe rrugëtimi i Paris SG, që në play-off do të ketë patjetër përplasjen me një skuadër tjetër franceze pasi dy mundësitë janë Monaco ose Brest. Supozohet se Paris SG, si superfavorite do të kalojë në 1/8-at aty ku e pret përballja me një mes Liverpulit dhe Barcelonës. E sigurtë është, që me formatin e ri të Championsit, që në ‘play-off’ do të ketë shumë duele të forta, teksa ndeshjet e para do të luhen me 11 ose 12 shkurt, ndërsa të kthimit me 18 dhe 19 shkurt.REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL