Kristjan Asllani ka qenë në epiqendër të kritikave kohët e fundit te Interi, por me disa paraqitje po ia del që të bëjë të gjithë atë që e kontestuan që të ndryshojnë mendje. Ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Empolit ku dha edhe një asist në fitoren 3-1.
Pas sfidës, në emisionin televiziv “Pressing” të “Canale 5”, ishte gazetari i njohur sportiv italian, Sandro Sabatini, ai i cili iu kundërvu të gjithë atyre që kishin kritikuar mesfushorin shqiptar gjatë kësaj periudhe. Ai theksoi se Asllani nuk ishte në lartësinë e Çalhanollu, por kështu mund të thuhej edhe për shumë të tjerë, pasi turku ishte një futbollisti i veçantë.
“Mund të them se Asllani nuk është Çalhanollu, por askush në Europë nuk është Çalhanollu. Dhe nuk është faji i Asllanit, është faji i Çalhanollu. Ndaj edhe për faktin se mua më pëlqen të jem në anën e më të kritikuarve, a mund të them një fjalë për Asllanin? Pasi sinqerisht më është dukur e padrejtë dhe e pahijshme masakra që është bërë nga ana e vetë tifozëve të Interit ndaj Asllanit.
Asllani, të paktën sonte le ta themi kështu, ka bërë një ndeshje të madhe. Dhe të njëjtën gjë edhe në Venecia. Dhe Asllani është një lojtar i mirë. Ai nuk është Çalhanollu. Por nuk është se duhej ndeshja me Bolonjën për të zbuluar se Asllani nuk është Çalhanollu”, tha gazetari i njohur italian.
PANORAMASPORT.AL
The post “E padrejtë dhe e pahijshme masakra që iu bë Asllanit”- Gazetari i njohur italian mbron mesfushorin shqiptar: Bëri ndeshje të madhe, askush nuk është si Çalhanollu appeared first on Gazeta Shqiptare Online.