E FUNDIT/ Guardiola mund të marrë frymë lirisht, City përmbys ndeshjen dhe kualifikohet në Champions League

e fundit guardiola mund te marre fryme lirisht city permbys ndeshjen dhe kualifikohet ne champions league
e fundit guardiola mund te marre fryme lirisht city permbys ndeshjen dhe kualifikohet ne champions league

Manchester City ka siguruar një vend në “play off”-et e Champions League-s. Një kualifikim që erdhi më mjaft emocione për Guardiolën, por në fund të ndeshjes, trajneri katalanas mund të marrë frymë lirisht. City ka mposhtur me shifrat 3-1 Club Brugge-n, që i shkaktoi jo pak probleme gjigantëve anglezë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Onyedika tundi rrjetën e “qytetarëve”, duke shkaktuar tension te Guardiola dhe të besuarit e tij. Por trajneri spanjoll diti si t’i motivonte lojtarët në dhomën e zhveshjes. Diçka e tillë u pasqyrua në fushë, teksa në minutën e 53-të Kovaçiçi ktheu sërish baraspeshën. Ordonezi shkaktoi një autogol në minutën e 62-të, ndërsa në të 77-n Savinho vulosi shifrat përfundimtare në 3-1./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →