SHBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze. Thirrja e Biden

shba kerkon reforma politike nga qeveria e re palestineze thirrja e biden
shba kerkon reforma politike nga qeveria e re palestineze thirrja e biden

Shtetet e Bashkuara kanĂ« mirĂ«pritur formimin e QeverisĂ« sĂ« re palestineze, duke sinjalizuar se pranon pĂ«rbĂ«rjen e ndryshuar tĂ« kabinetit si njĂ« hap drejt reformĂ«s politike palestineze. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, bĂ«ri thirrje pĂ«r “rigjallĂ«rimin” e Autoritetit Palestinez, me seli nĂ« Bregun e pushtuar PerĂ«ndimor, me shpresĂ«n se ky Autoritet mund tĂ« administrojĂ« edhe me Rripin e GazĂ«s kur tĂ« pĂ«rfundojĂ« lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta ka shpĂ«rthyer gati gjashtĂ« muaj mĂ« parĂ« dhe u nxit nga sulmi i Hamasit nĂ« jug tĂ« Izraelit mĂ« 7 tetor. PĂ«rmes njĂ« deklarate, zĂ«dhĂ«nĂ«si i Departamentit amerikan tĂ« Shtetit, Matthew Miller, tha se SHBA-ja mirĂ«pret bashkĂ«punimin me grupin e ri tĂ« ministrave “pĂ«r kryerjen e reformave tĂ« besueshme”. “NjĂ« Autoritet Palestinez i rigjallĂ«ruar nĂ« esencĂ« do tĂ« sillte rezultate pĂ«r popullin palestinez si nĂ« Bregun PerĂ«ndimor ashtu edhe nĂ« GazĂ« dhe do tĂ« vendoste kushtet pĂ«r stabilitet nĂ« rajonin mĂ« tĂ« gjerĂ«â€, tha Miller.

Autoriteti Palestinez administron pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor nga Izraeli. Ai udhëhiqet nga presidenti Mahmoud Abbas, i cili nuk është përballur me zgjedhje në pothuajse dy dekada. SHBA-ja e sheh Autoritetin Palestinez si pjesë kyçe e planeve të saj për Gazën e pasluftës. Por, Autoriteti ka pak mbështetje popullore apo legjitimitet në mesin e palestinezëve, dhe shumë prej tyre e shohin si nënkontraktor të pushtimit për shkak të bashkëpunimit të sigurisë që ka me Izraelin në Bregun Perëndimor.

Më herët gjatë muajit, Abbas emëroi Mohammad Mustafa, ekonomist i shkolluar në SHBA, në postin e kryeministrit. Të enjten, Mustafa paraqiti përbërjen e kabinetit qeverisës. Aty përfshihen kryesisht autokratë të panjohur, por po ashtu ministri i Brendshëm dhe disa anëtarë të tjerë të lëvizjes Fatah të Abbasit bëjnë pjesë në Qeveri. Po ashtu, disa ministra janë nga Gaza, por nuk është e qartë nëse ata po jetojnë ende në enklavën palestineze. Grupi radikal, Hamas, rival i Abbasit, dëboi forcat e tij të sigurisë nga Gaza më 2007, kur grupi mori pushtetin. SHBA-ja dëshiron që një Autoritet i reformuar Palestinez të rikthehet dhe të administrojë Gazën, një ide që është kundërshtuar nga Izraeli dhe Hamasi.

Një sfidë e madhe për Autoritetin Palestinez, nëse merr rolin e administrimit të Gazës, do të ishte rindërtimi i enklavës. Pothuajse gjashtë muaj luftë ka shkatërruar infrastrukturën kritike përfshirë spitalet, shkollat, shtëpitë, rrugët, sistemin e kanalizimit dhe rrjetin elektrik. Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë lënë të vrarë më shumë se 32.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale. Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës. Izraeli ka thënë se pas përfundimit të luftës do të mbajë, për një periudhë të pacaktuar kohore, kontrollin e sigurisë në Gazë dhe do të bashkëpunojë me palestinezët që nuk janë të lidhur me Autoritetin Palestinez apo Hamasin.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →