Beogradi është vazhdimisht nën presion për shkak të politikës së tij të pavarur, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një fjalim drejtuar kombit.
“Është presion i përgjithshëm mbi Serbinë dhe popullin e saj,” tha Vuçiç, duke treguar refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.
Sipas Vuçiçit, vendet perëndimore “janë nën një presion të madh për shkak të arritjeve të forcave të armatosura ruse dhe pasigurisë në lidhje me rezultatin e konfliktit në Ukrainë”.
Më herët, Vuçiç tha në rrjetet sociale se Serbia është në kohë të vështira pasi lajmet e ditëve të mëparshme “kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë dhe Republikës Srpska”.
Vuçiç tha se megjithëse vendi i tij mbështet integritetin territorial të Ukrainës, nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co