Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimet e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.
Sula u shpreh se është e pakonceptueshme sesi drejtuesi i pushtetit vendor qëndron ende në detyrë kur shumica e bashkëpunëtorëve të tji janë arrestuar, duke iu referuar kreut të Bashkisë Tiranë, Veliaj.
Reagimi i plotë:
Kur vjedhin drejtorët, çfarë bën shefi i tyre?!
•Socialistët në pushtet njihen ndryshe edhe si specialist të korrupsionit dhe patronazhimit. Pak ditë para zgjedhjeve të 2021 doli databaza për Tiranën ku cdo individ monitorohej dhe për të kishte të dhëna nga më të ndryshmet. Ky detaj i shtiu frikën administratës që të mos votonte kundër pushtetit pasi do rrezikonin vendin e punës.
• Kur për çdo qytetarë të thjeshtë kishte një patronazhistë, për këta që janë biznesmenë e që presin poste të rëndësishme nuk ka vetëm një patronazhistë, por një ushtri vrojtuesish. Kur PS ka informacion për cdo qytetarë të thjeshtë, e imagjinoni dot të mos ketë infomacion për një drejtor që pasurohet.
• A e mendoni dot që drejtorët e Bashkisë Tiranë të vepronin, të merrnin tendera në mënyrë të parregullt pa bekimin e shefit të tyre në krye të bashkisë. A do ia falnin vetes këtë patronazhistët, bilbilfryrësit e partisë? Sigurisht që jo… Shumë e qartë që kryebashkiaku ka qenë dirigjenti të gjithë skemës së vjedhjes në bashkinë e Tiranës. Jo vetëm kaq por ka qenë edhe në dijeni të hetimeve dhe deri ku mund të shkojnë hetimet në Bashkinë e Tiranës ndaj vitin që kaloi bëri disa ndryshime drejtorësh.
• Ndaj sot është e pakonceptueshme sesi drejtuesi i pushtetit vendor qëndron ende në detyrë kur shumica e bashkëpunëtorëve i ranë burg. Unë e kuptoj edhe presionin ndaj SPAK, por teksa kanë fituar besimin e qytetarëve nuk duhet të krijojnë përshtypjen se veprojnë pasi marrin aprovimin e partisë. Duhet të mos presin që të zhvishen nga pushteti e më pas ti godasin për paligjshmëritë e bëra. Besoj ka ardhur momenti që steka të qëndrojë në majë dhe të mbajnë përgjegjësi drejtuesit e operacionit të korrupsionit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co