“Kievi duhet të mendojë për negociatat”, Orban: Ukrainasit mund të humbasin edhe më shumë nëse s’ka bisedime

kievi duhet te mendoje per negociatat orban ukrainasit mund te humbasin edhe me shume nese ska bisedime
kievi duhet te mendoje per negociatat orban ukrainasit mund te humbasin edhe me shume nese ska bisedime

Ukraina mund të pësojë një humbje të plotë në konfliktin me Rusinë dhe të humbasë edhe më shumë sesa ka humbur tashmë, ka paralajmëruar kryeministri hungarez Viktor Orban.

Në një bisedë me ish-kancelarin austriak Wolfgang Schuessel, botuar në revistën European Voices, Orban tha se Ukraina duhet të mendojë për negociatat në vend që të vazhdojë operacionet ushtarake.

“Para së gjithash, duhet të ketë një armëpushim sepse nuk ka më një diskutim të arsyeshëm mes rusëve dhe Perëndimit”, tha Orban.

Schuessel argumentoi se një armëpushim i menjëhershëm do të ishte i barabartë me humbjen e Ukrainës, për të cilën kryeministri hungarez u përgjigj: “Ukrainasit mund të humbasin më shumë se çfarë kanë humbur tashmë: ata mund të humbasin luftën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →