Përse Serxho Konsesiao është kaq i tensionuar? Mendoj se gjithçka buron nga vështirësia e portugezit për ta bërë skuadrën ta ndjekë. Milani nuk bën atë që kërkon trajneri. Ekipi nuk bën presion kur humbet topin, nuk është agresiv, nuk ka inat dhe vullnet konkurrues për të fituar ndeshjet.
Nga shtatë ndeshje me portugezin, kuqezinjtë kanë fituar pesë, por duhet analizuar se si. Në katër raste, Milani mbeti prapa dhe më pas e përmbysi rezultatin. Çfarë do të thotë? Që kemi të bëjmë me një ekip reagimi dhe jo një ekip veprimi. Loja mungon, nëse nuk e merr shuplakën e parë “Djalli” e ka vështirë të zgjohet. Konseisao dhe Kalabria me sherrin e tyre nuk mund të lënë indiferentë as vëzhguesit e thjeshtë.
Nuk është normale të shohësh një trajner të sulmojë kështu, para të gjithëve, një prej lojtarëve të tij. Natyrisht, në futboll, debatet ndodhin dhe unë e di mirë. Por pas dyerve të mbyllura në dhomat e zhveshjes, jashtë syrit të kamerave.
Në intervistat pas ndeshjes, dy protagonistët pranuan se ishin sqaruar. Megjithatë, mbetem i bindur se episodi është simptomë e një tensioni të dukshëm. E çuditshmja është se Milani përmbysi Parmën pa lojtarët më të mirë. Zëvendësimi i Teos dhe Leaos pas 45 minutave është i papranueshëm nga çdo këndvështrim. Edhe un rreshtohem me trajnerin megjithëse e di që korsia e majtë, të paktën në teori, është pika e fortë e Milanit.
Unë ende mendoj se lojtarët e tjerë e kanë pritur mirë mesazhin e dërguar nga trajneri që është gati të mbajë në stol këdo që e meriton. Shtoj se nëse dy trajnerë kanë të njëjtin problem, dyshimi nuk është vetëm për seriozitetin e çështjes, por edhe për mundësitë reale të zgjidhjes së saj. Çfarë mund të bëhet? A mund të ndërhyjë klubi në ndonjë mënyrë? Është e vështirë të thuhet. Pozicioni i teknikut mbetet. Sipas meje, Konseisao, me një vendim të fortë si zëvendësimi i dy yjeve, mori pikë në dhomat e zhveshjes. Por, nëse më pas kërkoni një luftë me një nga lojtarët tuaj, atëherë rrezikoni të prishni të gjitha të mirat që keni arritur.
PANORAMASPORT.AL