Pranoi se kishte rrënjë shqiptare, Arda Turan tenton të marrë Arbër Hoxhën te befasia e madhe e Turqisë

pranoi se kishte rrenje shqiptare arda turan tenton te marre arber hoxhen te befasia e madhe e turqise
pranoi se kishte rrenje shqiptare arda turan tenton te marre arber hoxhen te befasia e madhe e turqise

Arda Turan doli pak kohë më parë në një intervistë për mediat turke dhe pranoi rrënjët e tij shqiptare. Ish-futbollisti i Barcelonës tani drejton skuadrën e Eyospor në Turqi. Këtë vit kjo skuadër u ngjit në elitën e Turqisë për herë të parë në historinë e saj.

Një ekip me një stadium modest, por përralla po vazhdon. Ekipi i drejtuar nga Turan ndodhet në vendin e katër në elitën e Turqisë, teksa ka lënë mbrapa Besiktas dhe ndodhet 4 pikë larg Samunsporit të vendit të tretë. Turan ka kërkuar që të transferojë Arbër Hoxhën në këtë merkato dimri, por duket se lojtari ka kërkuar pak më tepër kohë për të vendosur. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Arbër Hoxhës, që edhe pse e nisi flakë përgatitjen me Cannavaro-n, sheh konkurrencë të ashpër në ekip dhe sërish qëndroi në stol dhe nuk e nisi titullar në Champions League me Dinamon e Zagrebit. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →