Ish-kapiteni i Erzenit, Nehar Sadiki, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës ruse të SKA Khabarovsk, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Bosnje e Hercegovinë, duke nënshkruar me skuadrën e FK Igman Konjiç.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi boshnjak përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi ka firmosur deri në fund të sezonit dhe kjo do të jetë hera e parë që do të luaj në futbollin boshnjak, pasi më parë kishte provuar veten edhe në Rusi, Maltë dhe Shqipëri. Ai ka qenë pjesë e Erzenit për dy sezone, 2022/24.
PANORAMASPORT.AL