Nejmar mbylli marrëveshjen me klubin e Arabisë Saudite, Al Hilal. Tashmë sulmuesi brazilian është lojtar i lirë dhe në kërkim të një ekipi të ri.
Santos, skuadra e tij e parë ka bërë një postim në profilin zyrtar duke publikuar një foto nga lart të stadiumit “Estádio Urbano Caldeira” me një diçiturë që lë vend për ëndrrat e tifozëve: “Nuk ka vend më të mirë se shtëpia jonë”.
Kështu të gjithë shpresojnë në rikthimin e Nejmarit te klubi brazilian.
PANORAMASPORT.AL