Sekretari për Marrëdhënien me Publikun në PD Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 të moderatorit Klevin Muka, ka komentuar ndër të tjera edhe për akuzat e hedhura nga Gazment Bardhi se Olsi Rama është përfshirë në dosjen e kokainës në Xibrakë.
Kulluri thekson se akuzat e hedhura sot për vëllanë e kryeministrit janë të rënda dhe se kryeministri duhet të dalë në konferencë urgjente dhe të përgjigjet për to.
“Kjo është një tjetër akuzë e rëndë në drejtim të kryeministrit. Përveç Bardhit, ndaj kryeministrit ka hedhur akuza edhe Arben Ahmetaj. Bardhi ka hedhur akuza të rënda. SPAK duhet të nisë hetime dhe Rama duhet të japë urgjent përgjigje për akuzat, mos të shmanget. I bie që kryeministri nuk ruan dot bahçen e vet e jo më behçen e shqiptarëve.
Duhet rihetuar Xibraka. Nuk besoj se ndodh në ndonjë vend të BE-së që të bëhen këto akuza kaq të rënda. Opozita duhet jo vetëm të denoncojë, por edhe të krijojë alternativë. Por, këto janë akuza të rënda, që kryeministri duhet t’ju japë përgjigje”, deklaroi Kulluri.
[embedded content]
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co