Prokuroria ka kërkuar sot deklarimin fajtor të avokatit Alban Bengasi ditën e sotme dhe ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 4 muaj burgim.
Prokurori i çështjes kërkoi deklarimin fajtor të tij për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me shtetasit (me F.Qoli, E. Bitri, N. Dumani e një tjetër i panjohur), si dhe dhunë në familje ndaj bashkëshortes.
Për Bengasin u kërkua dënimi me 6 vite e 6 muaj burgim, por ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar sipas asaj që raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se ishin dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili zbuloi se Bengasi e kishte paguar 120 mijë euro për t’i ekzekutuar bashkëshorten.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co