LIVE “TOPI I ARTË 2024”/ Moment special, Silvinjo shfaqet si kurrë më parë. Trajneri këndon me vajzën e tij (VIDEO)

live topi i arte 2024 moment special silvinjo shfaqet si kurre me pare trajneri kendon me vajzen e tij video

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” për futbollin shqiptar, po mbahet sot prej orës 20:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit.



Jo vetëm “Topi i Artë” për djem dhe vajza, por do të ketë çmime dhe për trajnerin dhe talentin e vitit te djemtë dhe vajzat. Po ashtu një çmim është rezervuar dhe për arbitrin e vitit.

Ndërkohë do të ndërtohet dhe formacioni më i mirë për vitin e lënë pas, me lojtarët që dhanë kontribut në futbollin shqiptar. “Këpuca e Artë” do t’i jepet golashënuesve më të mirë në Superioren e djemve dhe vajzave.

Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:

Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica

Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi

Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja

Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi

Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa

Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi

LIVE 

ORA 21:24- Lojtarët e Shqipërisë japin mendimin e tyre se si do të donin ta kishin fanellën e re të Shqipërisë. (VIDEO) (VIDEO)

ORA 21:18- Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino dërgon përshëndetjen e tij. (VIDEO)

ORA 21:14– Silvinjo këndon së bashku me vajzën e tij, Tati Mendes. (VIDEO) (VIDEO)

ORA 21: 07- Lojtari më i mirë i vitit për Kombëtaren shqiptare është zgjedhur kapiteni Berat Gjimshiti. Trofeun e merr nëna e tij nga trajneri Silvinjo. (VIDEO)

ORA 21:03- Pablo Zabaleta i jep Edlir Tetovës çmimin trajner i vitit. “Një falënderim shumë i madh shkon për presidentin e federatës për këtë super event dhe për klubin Egnatia me në krye Demrozi. Falenderim që më dhatë këtë mundësi dhe falënderim shumë i madh për çunat e palodhur, pa ju nuk do isha këtu sot”, deklaroi Tetova.

ORA 20:58- Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dërgon videomesazh. (VIDEO)

ORA 20:55- Sulejman Mema zbulon formacionin më të mirë të vitit. Alen Sherri, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Renato Malota, Arsid Kruja, Arbin Zejnullai, Albano Aleksi, Arinaldo Rrapaj, Baton Zabërgja, Bekim Balaj, Ermir Rashica.

bandicam 2025-01-27 20-55-33-408

ORA 20:42- Këngëtarja me origjinë shqiptare Ana Oksa dhuron një super performancë. (VIDEO)

bandicam 2025-01-27 20-43-27-481

ORA 20:39- Talenti i Vitit 2024 për djem zgjidhet Ermir Rashica.

Ora 20:37- Djemtë e Sabah Bizit dhe Sefedin Brahos mbajnë fjalim.

bandicam 2025-01-27 20-38-06-124

bandicam 2025-01-27 20-37-35-627

ORA 20:33- Talentja e Vitit 2024 për vajza zgjidhet Xhesika Ndoj.

ORA 20:24- Këndohet kënga e të madhes Vaçe Zelës.  (VIDEO)

ORA 20:22- Prezantohet maskota e Shqipërisë “Alban”.

bandicam 2025-01-27 20-22-56-281

ORA 20:20- Juxhin Xhaja zgjidhet arbitri i vitit 2024.

ORA 20:15- “Këpucën e Artë” për djem e fiton Bekim Balaj. Çmimi jepet nga ish-futbollisti i njohur Sulejman Demollari.

ORA 20:05- Presidenti Duka mban fjalimin përpara të gjithë sallës.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →