Sterilizimi/ Beqaj del nga SPAK: Unë dhe avokati arritëm të shikojmë vetëm 15 fashikuj të dosjes

sterilizimi beqaj del nga spak une dhe avokati arritem te shikojme vetem 15 fashikuj te dosjes
sterilizimi beqaj del nga spak une dhe avokati arritem te shikojme vetem 15 fashikuj te dosjes

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që është marrë i pandehur për dosjen e Sterilizimit, ka dalë më në fund nga ambientet e SPAK.

Beqaj ka qëndruar për disa orë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, teksa ka lexuar 700 fashikujt e dosjes së tij.

Kjo, pasi Beqaj nuk ka pranuar që të marrë dosjen që SPAK po e bën gati ta dorëzojë në GJKKO.

Avokati i ish-ministrit deklaroi se pagesa prej 1.2 milionë lekësh është faturë e kripur. Ai shtoi se situata është skandaloze dhe absurde. Në dalje nga SPAK, edhe Beqaj mbrojti deklaratat e avokatit. “Fatura për ta pasur dosjen me vete është e kripur. Unë dhe avokati pamë vetëm 15 fashikuj të dosjes. Dosja është voluminoze, por ligji lejon vetëm 10 ditë për ta parë. Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit”, tha ish-ministri.

Beqaj dhe avokatët e tij do të duhet të njihen me aktet dhe e premtja është dita e fundit kur mund të dorëzojnë pretendimet për hetimet e prokurorisë përpara se dosja të paraqitet në GJKKO, për të nisur hetimet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →