Policia informon se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një apartament në Patos, ka marrë flakë banesa.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
[embedded content]
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co