Titulli numër 18, Partizani e kërkon me po aq kampionë

titulli numer 18 partizani e kerkon me po aq kampione
titulli numer 18 partizani e kerkon me po aq kampione

Për të shkuar te titulli kampion, sidomos në një sezon si ky aktuali me ndeshje teke në fund, duhet të kesh në organikë lojtarë që e kanë provuar më parë këtë “shije”. Partizani duket se e ka zgjidhur këtë problem, pasi ka një skuadër plot me kampionë, të cilët kanë fituar në të shkuarën. Fakti që e rrëmbeu titullin në sezonin e shkuar, i dha kësaj skuadre një eksperiencë të vlefshme për të pasur vijimësi.

17 TITUJ, 18 KAMPIONË – Pasi arritën të 17-in, të kuqtë po këmbëngulin për nisjen e një cikli dhe duan me patjetër fitimin e titullit të dytë radhazi. Ky do të ishte titulli numër 18 në historinë e klubit dhe këtë objektiv shumë të rëndësishëm Orges Shehi kërkon ta arrijë po me 18 lojtarë që e kanë fituar të paktën njëherë titullin. Pjesa më e madhe e skuadrës janë shpallur për herë të parë kampion vjet, por nuk mungojnë as emra si Alban Hoxha apo Emiliano Vila, që kanë fituar gjithçka në karrierë dhe në raftet e medaljeve kanë disa të arta të Superiores. Përveç lojtarëve, edhe vetë trajneri e di mirë sesi fitohet. Shehi e ka arritur këtë sukses si lojtar dhe trajner.

AFRIMET ME “RAFTIN BOSH” – I vetmi afrim i Partizanit në verën e shkuar dhe në janar që ka fituar titullin kampion, është Emiliano Vila. Të gjithë të tjerët nuk kanë arritur të triumfojnë asnjëherë në karrierë në një kampionat brenda apo jashtë vendit. Emra si Qirko, Bytyçi, Mikuliç, Mehmeti apo Taipi e kanë të paprovuar shijen e titullit. Në aspektin e eksperiencës duket sikur afrimet nuk kanë shumë për të dhënë në këtë fund sezoni. Fakt është se asnjë skuadër tjetër nuk ka kaq kampionë sa të kuqtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →