Paraqitjet e Legjionarëve/ Manaj protagonist absolut me skuadren e Sivasspor. Kumbulla gjen rrugën e rrjetës, Hysaj jep asist

paraqitjet e legjionareve manaj protagonist absolut me skuadren e sivasspor kumbulla gjen rrugen e rrjetes hysaj jep asist
paraqitjet e legjionareve manaj protagonist absolut me skuadren e sivasspor kumbulla gjen rrugen e rrjetes hysaj jep asist

Në fundjavë që lamë pas, futbollistët shqiptarë që luajnë në ligat europiane kanë spikatur me paraqitjet e tyre, duke kontribuar me gola, asiste dhe performanca të mira.

Sulmuesi Rey Manaj ishte protagonist absolut në fitoren e Sivasspor 5-2 ndaj Kayserispor në superligën turke, duke realizuar dy gola dhe dhënë dy asiste. Një paraqitje e jashtëzakonshme e Manajt, që në fund u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Mbrojtësi Marash Kumbulla shënoi një gol të rëndësishëm për Espanyol-in në ndeshjen kundër Sevillas, duke kontribuar në barazimin që skuadra e tij mori në transfertë. Kumbulla e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të dhe për të ishte goli i dytë sezonal.

Elseid Hysaj u aktivizua nga stoli në ndeshjen Lazio-Fiorentina dhe dha një asist për Lazion në fundin e takimit. Mbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për shokun e skuadrës Marusic, që ngushtoi diferencën në 2-1.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Feta Fetai, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Keidi Bare dhe Anis Mehmeti. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →