“Rusia nuk ka negociuar kurrë me terroristët”, Deliu: Pse autorët e sulmit në Moskë nuk u vranë siç ka ndodhur gjithmonë

rusia nuk ka negociuar kurre me terroristet deliu pse autoret e sulmit ne moske nuk u vrane sic ka ndodhur gjithmone
rusia nuk ka negociuar kurre me terroristet deliu pse autoret e sulmit ne moske nuk u vrane sic ka ndodhur gjithmone

Duke komentuar sulmin në Moskë që la pas 140 të vdekur, deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu i ftuar në “Open” në News 24, tha se ndryshe nga herët e tjera, autoritetet ruse kësaj here nuk i vranë autorët.

“Unë e kam ndjekur me vëmendje që në momentin kur doli lajmi. Fakti që këta terroristë nuk u vranë dhe sot na dalin foto dhe video nga torturat, ka treguar se Putin donte të bënte një hetim të mirëfilltë dhe donte të tregonte një mesazh për grupet terroriste. Fakti që nuk i vranë, pasi forcat speciale ruse nuk negocionin fare me terroristët dhe kishin urdhër të prerë për t’i vrarë.

Sjell në vëmendje sulmin në teatrin e Moskës dhe në Oseti, edhe aty u vranë shumë pasi forcat speciale nuk negocionin. Ishin 1500 pengje dhe u vranë 200 fëmijë. Rusia ka treguar se nuk negocion me terroristes dhe këtë herë edhe pse nuk kishte pengje, nuk i vranë. Hetimi do tregojë se kush është lidhja, kush është shteti që ka qëndruar mbrapa”, tha se Deliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →