Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, miratohen investime të rëndësishme në infrastrukturë në kuadër të projektit “100 fushat”

mblidhet komiteti ekzekutiv i fshf se miratohen investime te rendesishme ne infrastrukture ne kuader te projektit 100 fushat
mblidhet komiteti ekzekutiv i fshf se miratohen investime te rendesishme ne infrastrukture ne kuader te projektit 100 fushat

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me infrastrukturën sportive në disa qytete të vendit.

Në Librazhd dhe në Kamëz do të ndërtohen nga dy fusha të reja. Pas kërkesës nga këto bashki, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi projektet për ndërtimin e këtyre fushave. Gjithashtu u miratua edhe kërkesa e klubit AF Elbasani për ndërtimin e një fushe të re.

Në total pesë fusha të reja që do të ndërtohen së shpejti, ku synimi kryesor i FSHF-së në kuadër të projektit “100 fusha” është që brenda vitit 2025 të ndërtohen 100 fusha të reja me përmasa të mëdha.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për çështje të tjera që lidhen kryesisht me dy ndeshjet miqësore të Kombëtares në muajin qershor si dhe për ecurinë e organizimit për pjesëmarrjen në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →