VIDEO/ A e besoni dot? Përmbysje e çmendur e Milanit në minutat e fundit, 3 gola të shënuar dhe 1 anuluar me VAR

video a e besoni dot permbysje e cmendur e milanit ne minutat e fundit 3 gola te shenuar dhe 1 anuluar me var
video a e besoni dot permbysje e cmendur e milanit ne minutat e fundit 3 gola te shenuar dhe 1 anuluar me var

Milani ka marrë një fitore të madhe ndaj Parmës në shifrat 3-2, për vetë mënyrën sesi shkoi ndeshja, mund të quhet një fitore jo normale. Po ndodh shpesh në kohën e Coeincao që kuqezinjtë të humbin ose të barazojnë në pjesën e parë dhe të përmbysin ndeshjen në të dytën. Kjo tregon një përgatitje jo të mirë të trajnerit para ndeshjes, por një lexim loje perfekt. Cacellieri realizoi golin e parë për Parmën, ndërsa Pulisic barazoi rezultatin në minutën e 38 nga penalltia.

Ndërkohë në minutën e 80, Del Prato shënoi golin e dytë për Parmën, atje ku u mendua se ndeshja u vulos. Por në të 88, Pavlovic do të barazonte për Milanin, ndërsa goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dhe kur të gjithë prisnin që ky gol “t’i priste krahët” lojtarëve të Milanit, pas vendimit për anulim, erdhi reagimi i fortë. Rejnders në minutën e 2 të shtesës dhe Chukëueze 3 minuta më vonë, do të vulosnin ndeshjen në 3-2. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →