Emri/ Vrau gruan rumune me çekiç, gjykata italiane dënon shqiptarin me 24 vite burg

emri vrau gruan rumune me cekic gjykata italiane denon shqiptarin me 24 vite burg
emri vrau gruan rumune me cekic gjykata italiane denon shqiptarin me 24 vite burg

Avni Meçja u dënua në Bolzano me 24 vjet burgim, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu me çekiç më 22 tetor 2022.

Prokurorja Federica Iovene kishte kërkuar dënim të përjetshëm, duke u shprehur se nuk ka përse të ketë masë lehtësuese për të. Zbutjen e dënimit e kishte kërkuar mbrojtësi i Avni Meçjes për shkak të rrëfimit, bashkëpunimit me hetuesit dhe dëmshpërblimit të dhënë për djalin e viktimës.

Faktorët rëndues u gjykuan ekuivalent me faktorët lehtësues

Gjyqtarët i konsideruan faktorët rëndues (bashkëjetesa dhe dënimi i mëparshëm) të barabartë me faktorët lehtësues (rrëfimi dhe bashkëpunimi me hetuesit).

Mbrojtja: Për avokatin mbrojtës Massimo Dal Ben, ky është një dënim i balancuar. Fakti që faktorët lehtësues u konsideruan të barabartë në krahasim me faktorët rëndues, për të është shenjë pozitive.

Dy vjet para vrasjes, Meçja ishte denoncuar për keqtrajtim nga viktima. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve, deri në epilogun tragjik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →