Ylli i muzikës latine Shakira, ka folur për marrëdhënien me ish-partnerin e saj futbollist Gerard Pique.
E ftuar në emisionin ‘The Tonight Show’ nga Jimmy Fallon artistja tha se Pique e kishte penguar të publikonte albumin e plotë ‘Las Mujeres Ya No Lloran’ (Femrat nuk qajnë më).
“Nuk pata kohë për shkak të burrit. Tani jam pa burrë dhe jam e lirë dhe tani mund të punoj. Secila prej këtyre këngëve, në të vërtetë ishte si katarsis për mua dhe sa herë shkruaja diçka, ndihesha më mirë. Në gratë duhet ta fshehim dhimbjen para fëmijëve dhe shoqërisë. Duhet të shërohemi sipas nje mënyre të caktuar dhe unë nuk mendoj se dikush duhet të na thotë se si të shërohemi. Askush nuk duhet të thotë që gruaja, si ujkonjë duhet të dijë si t’i lëpijë plagët e saj, apo jo? Mendoj se tani gratë e vendosin vetë se kur të qajnë, si të qajnë dhe sa të qajnë. Askush nuk mund të na thotë se si duhet të përballemi me vështiresitë e jetës” është shprehur kënëgtarja.
Rikujtojmë se Shakira dhe Pique u ndanë në vitin 2022 dhe ndarja e tyre nuk ishte aspak miqësore pasi ish-futbollisti e tradhtioi këngëtaren me të dashurën aktuale, Clara Chia Marti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co