Lautaro Martinez Ă«shtĂ« rikthyer dhe nuk do qĂ« tĂ« ndalet tani, as kundĂ«r Leçes. PĂ«rtej golit tĂ« shĂ«nuar nĂ« PragĂ«, âEl Toroâ ka shĂ«nuar nĂ« 2 ndeshjet e tjera nĂ« kampionat, kundĂ«r BolonjĂ«s dhe Empolit.
Në total, kapiteni zikaltër ka arritur që të shënojë 4 gola në 6 ndeshjë në vitin 2025 duke llogaritur të gjitha kompeticionet. Të njëjtën shifër ka edhe mbrojtësi Denzel Dumfris. Ndërkohë që Leçe i sjell shumë fat argjentinasi, pasi ka marrë pjesë në 4 gola në 3 ndeshjet e fundit kundër tyre.
Ndërkohë që sipas statistikave, Lautaro ka shënuar në 3 kompeticione të ndryshme në vitin 2025. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat, Champions dhe Superkupë. Asnjë futbollist tjetër në 5 kampionatet kryesorë të Europës nuk ka këtë ecuri si Lautaro. Pas një nisjeje të vështirë të kampionatit duket se është rikthyer.
PANORAMASPORT.AL