Orë të nxehta për Brojën, me sulmuesin kuqezi që mbetet dëshirë konkrete për disa nga klubet e Premier League. Pengesë në këtë pikë mbetet Chelsea, me blutë që nuk pranojnë të lënë të lirë sulmuesin në formë huazimi. Drejtuesit e klubit londinez refuzuan së fundmi ofertën e Wolverhampton, me “ujqërit” që paraqitën një kërkesë konkrete, por u refuzua menjëherë pasi Chelsea nuk pranon ta lë të lirë në formë huazimi.
Në këtë mënyrë, sipas mediave angleze, në garë mbeten vetëm dy klube, Fulham dhe West Ham, por dhe këto dy klube pritet të dorëzohen pasi Chelsea kërkon minimalisht 35 milionë paund për kartonin e Brojës. Një tjetër pengesë mbetet edhe fakti se drejtuesit e klubit nuk arritën në kohë t’i ofronin Pochettino-s një tjetër sulmues, vetëm në këtë rast Broja mund të largohej.
Pavarësisht se sulmuesi kuqezi nuk e ka justifikuar plotësisht besimin e dhënë nga Pochettino, trajneri i Chelsea-t nuk dëshiron të privohet nga një tjetër sulmues. I pyetur në konferencë për shtyp në lidhje me zërat e merkatos, edhe për Brojën, Pochettino u shpreh se për momentin gjithçka është qetësi, nuk ka asnjë risi në lidhje me merkaton.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co