Akuzohen për vrasjen e një politikani në 2013, dënohen me vdekje katër persona në Tunizi

akuzohen per vrasjen e nje politikani ne 2013 denohen me vdekje kater persona ne tunizi
akuzohen per vrasjen e nje politikani ne 2013 denohen me vdekje kater persona ne tunizi

Një gjykatë në Tunizi i ka dënuar me vdekje katër persona dhe dy të tjerë me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasjen e një politikani majtist, tha të mërkurën një prokuror publik.

Chokri Belaid, lideri i atëhershëm i koalicionit Fronti Popullor, u vra me armë zjarri në veturën e tij pranë shtëpisë së tij në Tunis, në shkurt 2013.

Vrasja e tij, e para në Tunizi pas dekadash, nxiti protesta masive dhe ndikoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm tunizian.

Belaid, një politikan majtist, kishte qenë kritik i ashpër i partisë islamike, Ennahda, e cila e udhëhiqte qeverinë në atë kohë, duke e akuzuar se po e injoronte dhunën e ekstremistëve kundër laikëve.Mbështetësit e tij e fajëson partinë islamike për qasje tejet komode ndaj ekstremistëve pas vrasjes së tij.

Ato kritika dhe vrasjet e më vonshme për pasojë atë vit, e shkaktuan një krizë politike në Tunizi.

Autoritetet i fajësuan ekstremistët islamikë për vrasjen e Belaidit.

Njëzet e tre njerëz u akuzuan në rastin e vrasjes së tij, hetimi dhe gjykimi i të cilit zgjati shumë vite.

Të mërkurën, pesë të pandehur u liruan nga akuzat, ndërsa ndaj të tjerëve u shqiptuan dënime nga dy deri në 120 vjet burgim./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →