ZYRTARE/ Milani prezanton afrimin e bujshëm të janarit, firmos 34-vjeçari anglez që do zgjidhë telashet e prapavijës

zyrtare milani prezanton afrimin e bujshem te janarit firmos 34 vjecari anglez qe do zgjidhe telashet e prapavijes

Milani ka bërë një lëvizje që në klubin kuqezi e cilësojnë si shumë të rëndësishme teksa ka prezantuar zyrtarisht Kajl Uoker si afrimin e ri të skuadrës italiane.



zyrtare milani prezanton afrimin e bujshem te janarit firmos 34 vjecari anglez qe do zgjidhe telashet e prapavijes

Futbollisti 34-vjeçar është larguar nga Mançestsr Siti, për të nisur një aventurë të re në Itali, ku mendon se mund të jetë protagonist me skuadrën e drejtuar nga Serxho Konseisao.

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi bëri të ditur se ka huazuar deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 5 milionë euro, futbollistin e krahut të djathtë, i cili pritet të mbyllë një ”gropë” të madhe të krijuar edhe nga dëmtimi i Emerson Rojal.

Futbollist i cili ka luajtur 93 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, do të mbajë fanellën me numrin 32 te Milani.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →