Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA e këtij sezoni, duke mbajtur rekordin më të mirë me 37 fitore dhe 11 humbje. Celtics fituan përsëri, së fundmi 129-124 ndaj Indiana-s, në një sfidë të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 17 pikë, ku u dallua i zakonshmi Tatum me 30 pikë.
Boston dominoi në gjysmën e parë të sfidës, duke shkuar në 15 diferencë dhe më pas administroi deri në fund fitoren, duke e mbyllur me pikë diferencë. Celtics shkojnë në 5 fitore më shumë se vendi i dytë në Lindje, që mbahet nga Milwaukee.
Në Perëndim, vjen humbja e dytë radhazi për Los Angeles Lakers, që zbresin në zonën play out. Kalifornianët u mundën 138-122 në fushën e Atlanta-s, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Trae Young me 26 pikë e 13 asist.
Ndërkohë, rikthehet te suksesi ekipi i Golden State, që mundi 119-107 Philadelphia-n. Ndeshje magjike për Stephen Curry, autor i 37 pikëve. Gjithsesi, Warriors mbeten në vendin e 13-të, shumë larg zonës play-off. Deri më tani një sezon për t’u harruar për Golden State, që shihej si një nga favoritët në Perëndim.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co